Gencoglu: Fitoren në Prishtinë e kemi ruajtur për ndeshjen e fundit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gencoglu: Fitoren në Prishtinë e kemi ruajtur për ndeshjen e fundit

NULL NULL
23.04.2023 20:52

Trajneri i Trepçës, Engin Gencoglu, ka thënë se fitoren vendimtare ndaj Prishtinës e kanë ruajtur për ndeshjen e pestë.

Gencoglu lëvdoi shikuesit e pranishëm në palestër, teksa theksoi se do të japin gjithçka ndaj Prishtinës.

“Torcidat janë të pabesueshëm. Fitoren e kemi ruajtur për ndeshjen e fundit që do të jetë vendimtare”, u shpreh Gencoglu, njofton Klankosova.tv.

Gencoglu u pyet në lidhje me këtë pasi ende s’e ka mposhtur Prishtinën si vendas.

Ndryshe, Trepça e barazoi serinë e gjysmëfinaleve të “Play-Off”-it në 2-2, dhe të enjten do të përcaktohet finalisti, ku do të luajë me Pejën. /Klankosova.tv.