Geci pas intervistimit nga Gjykata Speciale: Të frikësohen ata që e kanë shkruar “komunikatën nr. 59” NULL NULL 18.09.2020 17:57 18.09.2020 17:57 Ish-komandanti i UÇK-së, Gani Geci, sot e ka përfunduar intervistën e tij pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale pas njëzet orësh. Ai tha se nga dëshmia e tij mund të frikësohen vetëm ata që e kanë shkruar “komunikatën numër 59” dhe ata që kanë dhënë urdhër që të vritet Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku, njofton Klan Kosova. Geci ka thënë se nuk është me rëndësi se në çfarë cilësie merresh në pyetje pasi që mund të merresh në pyetje si dëshimtar dhe të përfundosh si i dyshuar dhe mund të merresh në pyetje si i dyshuar dhe të përfundosh si dëshmitar. Ai tha se këtë herë pret që të zbardhet rasti “komunikata 59” pasi që u është përgjigjur të gjitha pyetjeve nga prokurorët dhe pas kësaj gjykate nuk do të merret më me këtë çështje dhe të gjithë ata që do të lirohen ose kjo gjykatë nuk merret më me ta do t’ua japë dorën. Të dashur qytetarë, sot kam përfunduar intervistën time pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializiara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, jam marr në pytetje per tre ditë, plot 20 orë. Publiée par Gani Geci sur Vendredi 18 septembre 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë