Gecaj i ashpër ndaj këshilltares së Pacollit: Skena politike nuk ndryshohet duke u sorrollatë nëpër parti NULL NULL 27.01.2021 13:10 27.01.2021 13:10 Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, është shfaqur i ashpër, me vendimin e ish-këshilltares së Behgjet Pacollit, Rejhan Vuniqi, për t’ju bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit. ”Skena jonë politike nuk ndryshohet duke u sorollatë nëpër parti politike si me qenë duke hyrë e dalë nëpër shitoret e Albi-Mall!”, është shprehur Gecaj në një reagim të tij në facebook, njofton Klan Kosova. ”Nuk do ta shpikim ne as rrotën e as ujin e ftohtë! Ndryshimet bëhen si në të gjitha shtetet demokratike perëndimore, duke vepruar nga brenda, e jo të eksperimentohet në pafundësi me të ashtuquajturit “reformatorë”, të cilët/at e bëjnë skenën “lomsh” për hir të egos dhe urisë individuale për pushtet!”, thekson ai. Mes tjerash në reagimin e tij, Bajram Gecaj tutje citon dhe deklaratën e sotme të Vuniqit ku bënte të ditur përkrahjen e saj ndaj Osmanit. ”Rejhane Vuniqi: ”Përderisa qytetari lufton për të mbijetuar në këtë vend të pashpresë, kasta jonë politike lufton për të triumfuar në betejën e tyre të quajtur pushtet. Por, po harrojnë se pushtetin ia u japin mu këta qytetarë …”” Kujtojmë që Aleanca Kosova e Re garojnë me listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Këshilltarja e Pacollit i bashkohet nismës së Vjosa Osmanit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 18 sekonda më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day