Lajmet e fundit
Ka rreth 6 vjet që në Kosovë ka thirrje për pranim dhe hezitim për nënshkrimin e marrëveshjes për kycjen e Kosovës në rrjetin e gazit.
Kjo temë është trajtuar në emisionin dokumentar MAT si dhe dy mundësitë në të cilat Kosova mund të lidhet.
Njëra linjë është ajo e gazit të lëngshëm amerikan (LNG), ku terminali kryesor i saj ndodhet në Greqi, kalon nëpër Maqedoni të Veriut deri në kufi me Kosovën.
Mundësia e dytë është ajo në rrjetin TAP të gazit natyror, që trupon nga Azerbajxhani, nëpër Turqi, Greqi, Shqipëri (Vlorë) dhe del në Itali dhe më pastaj nëpër Evropë.
Për ekspertë të ekonomisë, politikës e sigurisë në Kosovë, opsioni më i leverdishëm – kosto më e ulët e shpejtësi në ekzekutim mbetet kyçja nga rrjeti që nis nga Greqia.