Gazetarja shqiptare: Dy fëmijët që erdhën sot në Shqipëri janë të Lavdrim Muhaxherit

Gazetarja shqiptare: Dy fëmijët që erdhën sot në Shqipëri janë të Lavdrim Muhaxherit

NULL NULL
1 muaj më parë

Dy fëmijët e vegjël të lindur në Siri dhe që sot janë kthyer në Shqipëri me nënën e tyre Floresha Rasha, janë fëmijët e Lavdrim Muhaxherit.

Kështu ka deklaruar në emisionin “Opinion” gazetarja Fatjona Mejdini, referuar një liste me emra shkruar me dorë, dhe ku rezulton se dy fëmijët e vegjël të Floreshës, janë fëmijët e terroristit famëkeq të ISIS, i vrarë disa vite më parë në Siri.

Floresha Rasha u largua më 16 janar 2013 me bashkëshortin dhe djalin e mitur, përmes Stambollit. Në vitin 2014 Diamant Rasha u ekzekutua me snajper, ndërkohë që pas vdekjes së tij, edhe sipas një interviste të babait të Diamantit ajo krijoi një tjetër raport brenda kampit, nga i cili erdhën në jetë dy fëmijët e tjerë./Opinion.al

Lavdrim Muhaxheri, njihej si drejtuesi i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS. Ai është raportuar se është vrarë në vitin 2017.