Gazetarja që mposhti “botën e meshkujve”, hyri në çmendinë dhe ndryshoi Amerikën NULL NULL 15.11.2019 12:13 15.11.2019 12:13 Sot, nuk ka statusin e një ylli, por Nellie Bly ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë. Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX, vetëm ideja që një grua mund të bëhej gazetare, tingëllonte e cuditëshme, transmeton Klan Kosova. E megjithatë, Nellie ishte një reportere si askush tjetër në atë kohë. Shkruante për fenomene sociale apo politike, e bënte anketime elektorale, edhe pse nuk kishte të drejtë vote. Ishte e bukur dhe inteligjente, mund të bënte çdo gjë tjetër, por ajo kërkoi gazetarinë e kthyer në një “mollë të ndaluar” për gratë. Dhe ashtu bëri, duke fituar famë me disa reportazhe, dy nga të cilat hynë në histori. https://twitter.com/historylvrsclub/status/1084978493165891584?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1084978493165891584&ref_url=https%3A%2F%2Fheavy.com%2Fentertainment%2F2019%2F01%2Fnellie-bly-escaping-the-madhouse%2F Me këmbënguljen e saj hyri në punë tek New York World, dhe i kërkoi redaktorit të bënte një udhëtim rreth botës tamam si ai që përshkruhet në librin e Zhyl Vernit, dhe e realizoi, e madje e mundi rekordin 80 ditor të personazhit me 8 ditë. Çdo gjë u raportua më saktësinë më të madhe. Aventura e dytë ishte ajo më e rëndësishmja në rrafshin gazetaresk: Nellie u hoq si e çmendur, shkruan gazeta shqip, dhe arriti të hynte në spitalin e parë të sëmundjeve mendore në Amerikë, ku flitej se pacientët trajtoheshin me brutalitetin maksimal. Qëndroi 10 ditë brenda me të çmendurit, ku iu nënshtrua dhe vetë trajtimit çnjerëzor, ku e lidhnin me zinxhirë, i bënin elektroshok, e rrihnin dhe e zgjonin çdo mëngjes me një kovë ujë të ftohtë. Paskësaj, kjo pioniere e gazetarisë investigative shkroi një reportazh që vuri në lëvizje sistemin e detyroi autoritetet të ndërhynin, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 17 orë më parë