Lajmet e fundit

Në sheshin e kryeqytetit kanë nisur të mblidhen qytetarët për protestën e natës së 13-të, me grumbullimin që ka filluar para orës 21:00. Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, raportoi nga vendi i ngjarjes, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve mbetet e njëjtë.
Sipas organizatorëve, kërkesa kryesore e këtyre tubimeve është ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili vite më parë u miratua nga Kuvendi i Kosovës.
Gjatë netëve paraprake, përmes fjalimeve nga pjesëmarrësit dhe familjarët e dëshmorëve, u janë drejtuar mesazhe të qarta institucioneve vendore.
Përveç tubimeve të përditshme të mbrëmjes, organizatorët kanë paralajmëruar një protestë gjithëpopullore më 1 tetor.