Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazetarja e Klan Kosovës Ardiana Thaçi -Mehmeti, fituese e çmimit të parë për gazetari investigative

NULL NULL
26.11.2025 19:34

Është mbajtur ceremonia e ndarjës së çmimeve të Bashkimit Evropian për gazetarinë investigative.

Gazetarja e Klan Kosovës, Ardiana Thaqi-Mehmeti, e ka marrë çmimin e parë, njofton Klankosova.tv.

Thaqi-Mehmeti, ishte tejet e angazhuar rreth hulumtimit të grupit “Albkings”, të cilët në mënyrë online, denigronin gratë dhe vajzat e reja.

Ajo deklaroi se cak e sulmit shpesh ishin edhe familja e saj dhe vet ajo.

“Rasti “Albkings” nuk ishte vetëm një histori që e raportuam. Ishte një betejë që më pas më përfshiu si njeri, si nënë dhe si bijë. Kur numri im u shpërnda publikisht dhe mesazhet e telefonatat ngacmuese vinin pa pushim, ndjeva për herë të parë se gazetaria mund të të zhveshë nga çdo lloj mbrojtjeje, dhe asaj të “gruas guri””, tha ajo.

“Për atë që bëja unë, fëmijët e mi shpesh përjetonin ngacmime në shkollë dhe rrugë dhe kjo s’ishte e lehtë të kapërdihej. Nëna ime, e cila atëherë po luftonte me kancerin, përjetonte ankth sa herë që shihte emrin tim në lajme. Dhe unë, mes gjithë kësaj, mundohesha të mbahesha e fortë, e në të vërtetë, brenda meje kishte shumë frikë, lodhje e faj. Ajo që më mbajti në këmbë ishte e vërteta dhe dashuria e atyre që, pavarësisht dhimbjes, nuk më thanë kurrë “ndal””, u shpreh Thaçi-Mehmeti.

lajme të ngjashme