Gazetari Vojvoda tregon arsyen e lëshimit të sirenave në veri (VIDEO) NULL NULL nga Hekuran Sokoli 26.05.2023 12:56 nga Hekuran Sokoli 26.05.2023 12:56 Gazetari Muharrem Vojvoda ka thënë se arsyeja e lëshimit të sirenave në veri të Kosovës është për t’i penguar kryetarët e rinj që të mos hyjnë nëpër katër hapësirat e komunave. Në një prononcim për klankosova.tv, ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për komunën e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit. “Po e vërtetë është. Janë lëshuar para 10 minutash për ta bllokuar hyrjen e kryetarëve të rinj nëpër komuna”. “Kryesisht sot e kanë bllokuar komunën e Zubin Potokut, Leposaviqit, Zveçanit. I kanë bllokuar në mënyrë që kryetarët e rinj të mos hyjnë në ndërtesë”. “Këto komuna që i përmenda, do të thotë në secilën prej tyre janë dikur prej 50-100 vetë”. Kujtojmë se dje (e enjte) është bërë betimi i kryetarëve të rinj për katër komunat në veri të Kosovës. Ata dolën fitues të zgjedhjeve lokale që u zhvilluan më 23 prill, për shkak se Lista Serbe i bojkoti zgjedhjet e thirrua nga institucionet e Kosovës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 19 orë më parë
Kosova Konjufca si Kurti: Lajçaku, njëri që po e kryen punën në mënyrë goxha të papërgjegjshme 22 orë më parë