Gazetari mbështet Adrianën, i kujton vargjet që i pëlqyen asaj - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazetari mbështet Adrianën, i kujton vargjet që i pëlqyen asaj

NULL NULL
01/12/2021

Moderatori dhe gazetari i Klan Kosovës Kushtrim Reshitaj ka kujtuar se çfarë i kishte kërkuar të shkruante mikja e tij, aktorja e njohur Adriana Matoshi, e cila sot iu nënshtrua një operimi mes jetës dhe vdekjes.

Kushtrimi përmes një postimi fort të ndjerë në Facebook ka thënë se Adriana i kishte kërkuar që të shkruante një tekst për dashninë, shoqninë, jetën dhe njerëzit – dëshirë të cilën miku i saj ia plotësoi.

“VLLAJO, shkruaje një tekst për dashni, shoqni, vlerësim për jetën, për njerëzit, bëje siç di ti, krejt përmbledhi bashkë sepse më shumë se gjithçka, në jetë ka vlerë njerëzia, shpirti e zemra dhe këtë duhet t’ia kujtojmë shpesh vetës”. Këto ishin fjalët që m’i the në njërën nga ditët e para kur shpërtheu Pandemia dhe të gjithë ishim të hutuar se çfarë po ndodh, duke mos e ditur ende se si do rrjedhin gjërat. Kjo nuk ishte e rastësishme sepse ti je një njeri që zemrën e ke aq të madhe, aq të bardhë dhe e vetmja gjë që ka peshë më të madhe se gjithçka për ty, është dashuria e mirësia. Pavarësisht që nuk ishte e lehtë t’i përmbledhja të gjitha bashkë, unë u mundova ta bëj më të mirën nga vetja. Dhe kur ta solla, me sytë e ngazëllyer më the: PO, KJO ËSHTË, MË KE PLOTËSUAR TANI, NJERËZIT KANË NEVOJË TË DËGJOJNË FJALË TË TILLA…”.

Reshitaj po ashtu ka treguar se ka qenë shumë optimist se shoqja e tij do t’ia dalë edhe kësaj sfide, duke e njohur se sa e fortë është.

“E si mundet që një njeriu të tillë, Zoti mos t’ia jap mbështetjen në momentet kur e ka nevojë më së shumti? Unë kisha besim tek Krijuesi se do të ishte me ty në çdo çast, isha i bindur që pavarësisht çdo rreziku eventual që mund ta kishte operimi yt, ti do ia dalësh 100% sepse për persona të rrallë si ti, njerëzit kanë shumë nevojë, kemi nevojë të gjithë, ti ke ditur që edhe në momentet më të vështira të jetës tënde, të lije anash krejt dhe t’i gjendeshe pranë të tjerëve. Ti je e fortë dhe e tillë do të mbetesh edhe për dekada të tëra, ke ende shumë për të na dhënë. Qoftë e fundit kjo sfidë dhe mezi po pres që ta marrësh vetën e t’i përfundojmë të gjitha ato që kemi nisur bashkë. Shqiptarët (dhe jo vetëm), kanë shumë nevojë për motivues të llojit të rrallë, kështu siç je ti ”.