Gazetari Krasniqi: Nesër në takimin në Bruksel pritet të bëhet hapi i parë i qetësimit të situatës në veri

Gazetari Krasniqi: Nesër në takimin në Bruksel pritet të bëhet hapi i parë i qetësimit të situatës në veri

NULL NULL
3 weeks më parë

Nesër në Bruksel nën ndërmjetësimin e Emisarit Special të Bashkimit Europian për bisedimet Kosovës Miroslav Lajçak, do të zhvillohet një raund teknik i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Në këtë takim temë e diskutimit do të jetë edhe situata në veri pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia që hyjnë në Kosovë.

Gazetari Ekrem Krasniqi, në një lidhje direkte për Info Magazine tha se pritshmëria e BE-së është që nesër të bëhet hapi i parë për qetësimin e situatës në veri.

“Tentativa është që nesër të bëhet hapi i parë i qetësimit të situatës pas bllokimit të rrugës nga ana e serbëve të angazhuar nga ana e Vuçiqit, e në të njëjtën kohë eventualisht zëvendësimin e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga KFOR-i”.

“Këto janë pritshmëritë e takimit të nesërm mes Lajçakut, Bislimit dhe Petkoviqit”.