Gazetari i sportit, Jon Ajeti tregon pse ka vendosur që të bëhet “zëri i sportistëve” (VIDEO) NULL NULL 25.02.2023 13:42 25.02.2023 13:42 Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime” është diskutuar për vajzat futbolliste, të cilat ndodhen mes pasionit dhe paragjykimeve. Gazetari i sportit në Klan Kosova, Jon Ajeti, ka thënë që meqë është marrë edhe vetë me sport, ka pasë dëshirë që të jetë zëri i sportistëve në rolin e gazetarit. “Kam qenë edhe vetë sportist, por meqë nuk kam pasë mundësi me arrit personalisht, kam pasë dëshirë të vazhdoj në këtë fushë, pasi që ka shumë sportistë që bëjnë rezultate por që nuk kanë mundësi të shfaqen. Kjo ka qenë një prej arsyeve të mia kryesore për të promovuar sportistët dhe sportin në përgjithësi”, ka thënë Ajeti. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.