Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazetari Drin Demiri flet për raportimin nga veriu i vendit (VIDEO)

NULL NULL
01.06.2023 22:31
Drin Demiri

Gazetari i Klan Kosovës, Drin Demiri, ka folur për situatën në veri të vendit pas protestave që janë duke u mbajtur atje që nga e premtja e javës së kaluar.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se në protestën e 29 majit në Zveçan me përshkallëzimin e situatës u mor KFOR-i.

“Në asnjë moment nga mëngjesi nuk ka qenë vendi në kontroll nga Policia e Kosovës, që nga ora 06:00 kordoni i KFOR-it ka qenë i vendosur para protestuesve dhe krejt më thellë ka qenë Policia e Kosovës që ka qenë e vendosur brenda autoblindave dhe objektit komunal”.

“Situata ka qenë e monitoruara nga KFOR dhe jo nga Policia e Kosovës, prej kur është kaluar kordoni i KFOR-it, policia ka mbetur e ngujuar në autoblinda. Më pas, policia është munduar t’i ndalë protestuesit që tentuan të hynin në objektin e Komunës së Zveçanit, pas 15 minutave edhe aty KFOR-i e mori drejtimin”, ka thënë Demiri./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.