20:25, 19 Shkurt 2020

Gazetari britanik Tim Judah, njohës i zhvillimeve në Ballkan, i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti se në Kosovë akoma gjenden strukturat paralele të Serbisë, ndonëse ai është zotuar për reciprocitet dhe për zbatim të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

Ai i ka bashkëngjitur postimit të tij në Twitter një fotografi ku shihet një zyrë e Ministrisë së Financave të Serbisë në Kosovë.

“Qeveria e re e Kosovës do të vendosë për ‘reciprocitetin’ me Serbinë në ditët në vijim, ashtu siç do të vendosë edhe se çfarë do të bëjë me pjesët e paimplementuara të marrëveshjeve që janë tashmë të nënshkruara. Këtu shihet zyra e Ministrisë së Financave të Serbisë në veri të Kosovës. Fotografinë e shkrepa dy javë më parë”, ka shkruar ai.

Në pllakën e objektit që e ka fotografuar britaniku shkruan “Ministria e Financave të Serbisë, Administrata e Thesarit, Filiali në Mitrovicën e Kosovës”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë