Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazetarët presin me orë të tëra në temperatura të ulëta gjatë përcjelljes së takimeve VV-LDK, reagon AGK

NULL NULL
09.01.2020 17:03

Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës Gentiana Begolli, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, krijimin e kushteve të përshtatshme për gazetarët dhe kameramanët që i përcjellin takimet e tyre.

Sipas Begollit, nëse nuk krijohen kushtet e përshtatshme, ajo i bën thirrje gazetarëve të bojkotojnë këto takime.

“Tërësisht e papranueshme, jo korrekte, jo profesionale, për më tepër edhe jo humane, trajtimi i gazetarëve dhe xhiruesve gjatë përcjelljes së takimeve në mes VV e LDK. Përderisa këto takime zgjasin me orë të tëra, gazetarët janë të detyruar të qëndrojnë jashtë, në temperatura të ulëta “- ka shkruar Begolli.

“Kërkojmë që urgjentisht të merren masa që kolegët tonë të trajtohen me korrektësi, në mënyrë dinjitoze dhe mos të vazhdoj edhe më tutje ky trajtim jo human. Nëse gazetarët e xhiruesit do të vazhdojnë edhe me tutje të ballafaqohen me këtë trajtim, ne si AGK do të kërkojmë nga kolegët tonë bojkotimin e përcjelljes së takimeve, ku anëtarët e komunitetit tonë shpërfillen dhe pengohen në kryerjen e detyrës së tyre ” – shtoi Begolli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.