Gazetarët meshkuj afganë solidarizohen me gratë, mbulojnë fytyrat gjatë transmetimit NULL NULL 25.05.2022 09:38 25.05.2022 09:38 Gazetarët meshkuj në Afganistan kanë mbuluar fytyrat e tyre ndërsa transmetojnë drejtpërdrejt lajmet, kjo për të protestuar kundër urdhrit të talebanëve që koleget femra të shfaqin fytyrat e tyre në TV. Gjesti i solidaritetit vjen pasi talebanët shtuan sulmin e tyre ndaj të drejtave të grave në fillim të muajit – duke urdhëruar gratë dhe vajzat më të vjetra të mbulojnë fytyrat e tyre ndërsa ishin në publik dhe të përpiqen të qëndrojnë në shtëpi, përcjell klankosova.tv. Gazetaret femra afgane kanë shprehur zhgënjimin që prezantimi i emisioneve të gjata në TV është i ndërlikuar, ndërkohë që duhet ta mbani fytyrën të mbuluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 16 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 20 minuta më parë