Gazeta gjermane: Fitore kontraverse me pikë e Dominic Bosel ndaj Robin Krasniqit

Gazeta gjermane: Fitore kontraverse me pikë e Dominic Bosel ndaj Robin Krasniqit

NULL NULL
2 weeks më parë

Gazeta më e madhe gjermane “Der Spiegel” e ka quajtur kontraverse fitoren e Dominic Bosel ndaj Robin Krasniqit.

Pas luftës mes tyre i është kushtuar një artikull kësaj ngjarje të zhvilluar në Magdeburg.

“Dominic Bösel mposhti Robin Krasniqin në mënyrë kontroverse me pikë”, është titulli që mban shkrimi.

Në artikull përmendet fakti që vendimi i gjyqtarëve Karoline Pütz, Marco Morales dhe Frank Michael Maas, nuk u mirëpret nga shumica e 5 mijë shikuesve sa ishin në palestër.

Ata vërshëllyen duke menduar se Robin Krasniqi ishte më i miri.

Tutje shkruan se Bosel u mundua që të qëndronte para kundërshtarit me mbrojtje të dyfishtë dhe kërkonte hapsirë por që këtë Krasniqi ia ofroi rrallë.

“Krasniqi ishte më kërkues dhe tentoi më shumë dhe mbylli mirë sulmet e Bosel”.

Në artikull u përmend edhe fakti se boksieri gjerman Bosel, e goditi Krasniqin disa herë prapa koke me grushte që quhen “grushte lepuri” por gjyqtari, Ingo Barrabas nuk i zbriti asnjëherë pikë Boselit përkundër që ia tërhoqi vërejtjen disa herë.

Në fund të shkrimitm shkruan se Robin Krasniqi meriton edhe një ndeshje tjetër me Dominic Bosel.

Artikullin e plotë të gazetës gjermane “Spiegel” mund ta gjeni KËTU