Gaz, tension dhe arrestime në seancën e sotme të Kuvendit (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gaz, tension dhe arrestime në seancën e sotme të Kuvendit (VIDEO)

NULL NULL
14/12/2015

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është thirrë, një orë para se të fillojë seanca plenare në këtë institucion.

Këtu erdhi edhe përfaqësuesja e opozitës, Aida Dërguti.

Ndërsa vetë kryetari, Kadri Veseli, tregoi arsyen pse i ftoi anëtarët e kryesisë në këtë mbledhje.

E deri sa Veseli po fliste këtu, në sallën e Kuvendit deputetët po zinin vendet e tyre ku erdhi edhe kabineti qeveritar, me në krye Isa Mustafën.

Por, kur erdhi vetë kryeparlamentari, situata ndërroi në Kuvend.

Opozitarët u nisën për të bllokuar foltoren e Kuvendit, ku u rreshtuan edhe policët.

Por, derisa një grup e bllokon foltoren, deputetët tjerë opozitar që po qëndronin ulur, u përkujdesën që të ndezin gazin lotsjellës, njofton Klan Kosova.

Këtë veprim e bëri shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Ndërsa kryetari Veseli, pasi thirri për pauzë, e ftoi mbledhjen e Kryesisë përsëri.

As kësaj radhe nuk mungoi Aida Dërguti.

Por vendimi i kryesisë për ti lejuar vetëm 6 deputetë të opozitës për të marrë pjesë në seancë plenare, e nervozoi nënkryetaren nga Vetëvendosje.

Kësisoj ajo hodhi gaz lotsjellës edhe sallën e Kryesisë.

Pas kësaj të gjithë deputetë e pozitës, shkuan në sallën alternative të Kuvendit për të vazhduar seancën plenare.

Në sallën alternative, shumica parlamentare u rehatua në ulëset e tyre, njofton Klan Kosova.

Ndërsa Veseli, në fjalën e tij ftoi 6 deputetët e pa suspenduar të opozitës të marrin pjesë në seancë.

Në fakt, 4 deputete nga radhët e pakicës parlamentare, po prisnin tek hyrja e sallës, por nuk po lejoheshin të futen brenda nga ana e sigurimit.

E për ta mundësuar hyrjen e tyre u përkujdes vetë shefi i kuvendit.

Kështu Besa Baftiu, Time Kadrija, Valdete Bajrami e Shukrije Bytyqi zunë vend këtu.

Por nuk shkuan as 3 minuta nga hyrja e tyre e tymi i doli edhe këtij vendi.

Kronikë nga Dibran Istrefi.