Lajmet e fundit
Gazetari Ardian Gaxherri ka deklaruar se zgjidhja e ngërçit për zgjedhjen e presidentit varet nga vullneti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai tha në emisionin “Kosova Today”, se kandidati për president duhet të propozohet nga LDK dhe se Kurti duhet t’i shqyrtojë emrat e propozuar nga kjo parti.
“Propozimi duhet të vijë nga ana e LDK-së. Nëse kandidati që vjen nga LDK është një njeri me kredibilitet dhe dinjitet dhe i përmbush kriteret kushtetuese për emërimin e presidentit, nuk ka arsye të refuzohet”, tha Gaxherri.
Ndërkohë, Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po zhvillojnë një tjetër takim për çështjen e presidentit.