Lajmet e fundit

Gennaro Gattuso ka vlerësuar maksimalisht mbrojtësin portugez Nuno Tavares, duke thënë se ai ka cilësi për të luajtur në nivelin e Real Madridit.
“Gjithmonë kam thënë se Nuno Tavares është një lojtar i nivelit të Real Madridit. Do të jap një shembull që ia kam thënë edhe ndihmësit tim: është sikur prindërit e tij të zhdukeshin dhe t’i linin 100 milionë euro. Ai do t’i shpenzonte të gjitha brenda pesë vitesh”, u shpreh Gattuso, transmeton Klankosova.tv.
Trajneri italian shtoi se, duke marrë parasysh cilësitë që posedon Tavares, mbrojtësi mund të kishte kaluar lehtësisht edhe 10 vite te Real Madridi.