Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gattuso flet pas fitores emocionuese ndaj Izraelit

NULL NULL
09.09.2025 09:59

Pas ndeshjes Izrael-Itali, një përballje direkte për vendin e dytë në Grupin I të kualifikimeve për Botërorin 2026, ka folur përzgjedhësi i “azzurrëve”.

Testi i dytë i Gennaro Gattusos në stolin e kombëtares përfundoi me rezultatin 5:4 në favor të Italisë.

Në fund të 90 minutave, trajneri i ri i kombëtares foli për paraqitjen e skuadrës së tij:

“Ata na befasuan pak, por kur shkonim përpara i futnim shumë në vështirësi me dy sulmuesit tanë. Këmbët nuk ishin në gjendjen më të mirë, kjo ndodh kur luan ndeshjen e dytë, gjendja fizike nuk është optimale. Faji është edhe i imi, por fitoren e morëm me vete. Kritikat për golat e lehtë nuk janë për lojtarët, por për mua dhe stafin tim që duhet të përmirësohemi”, tha Gattuso.

Italia zë vendin e dytë në grup me 9 pikë, 3 më pak si liderja, Norvegjia.

lajme të ngjashme