Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gati për gjysmëmaratonën “Prishtina 2015”

NULL NULL
08.05.2015 18:15
Kryeqyteti ynë do të jetë i pushtuar nga atletë elitarë nga shumë shtete të botës kësaj të diele. Arsye për këtë është gjysmëmaratona “Prishtina 2015”.

Këshilli organizativ i kësaj ngjarje të madhe sportive, sot në një konferencë për media, ka bërë me dije se tashmë gjithçka është gati për këtë eveniment sportiv.

Sipas tyre, kësaj here numri i garuesve do të jetë shumë më i madh se viteve të kaluara.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, mendon se kjo garë është ngjarja më e madhe sportive që zhvillohet në vendin tonë dhe sipas tij të dielën në orën 10:00, kur edhe starton gara gjithçka do të jetë gati.

Kjo garë zhvillohet në bashkëpunim më Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Sipas organizatorëve të kësaj gare, 13 mijë euro do të ndahen për më të mirët, ndërkaq, deri sot janë regjistruar mbi 500 garues përfshirë këtu edhe shefin e zyrës së BE në Prishtinë, Samuel Zhbogar si dhe disa nga ambasadorët e huaj që veprojnë në vendin tonë.

Ndërkaq, nga politikanët tonë deri tani askush nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Ditën e garës qytetarëve i’u është bërë apel që t’i shamngen pjesës në të cilën mbahet kjo ngjarje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.