Gati padia për mbylljen e shkollave shqipe nga Serbia (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 22.11.2020 20:39 nga Qendresa Sinani 22.11.2020 20:39 Pushteti serb në vitet e 90-ta kishte mbyllur shkollat shqipe në Kosovës, duke i detyruar kështu nxënësit të mësonin ilegalisht nëpër shkolla-shtëpi. Të gjitha shkollave iu dha një dokument i vulosur nga pala serbe, ku urdhëroheshin mësuesit të lajmëronin nxënësit për ndërprerje të mësimit, njofton Klan Kosova. Ndërsa tani 30 vjet më vonë disa ish-arsimtarë vendosën që për këtë vendim të ngrenë padi ndaj Serbisë në Gjykatën e Strasburgut. Ani se nuk dihet ende data e saktë se kur pritet të dorëzohet kjo ankesë atje, ajo do të përmbajë edhe dokumente të cilat dëshmojnë për ndërprerjen e jashtëligjshme edhe të aktiviteteve kulturore, kryerjen e krimeve në zonën e Llapit, por edhe për helmimin e nxënësve asokohe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë