18:46, 11 Korrik 2019

Fondacioni Bertelsmann ka publikuar një studim mbi tolerancën fetare në Gjermani.

Sipas këtij studimi thuhet se çdo i dyti gjerman e konsideron fenë islame si kërcënim.

Në bazë të anketimit në lindje të Gjermanisë janë rreth 57 përqind që besojnë se Islami është një kërcënim, dhe në perëndim ky numër është pak më i vogël, duke përbërë 50 për qind.

Autorja e studimit Jasemin El Menour, thekson se ekziston mundësia që këto rezultate të intepretohen njëanshëm.

Poashtu El Menour sqaron se rezultatet nuk mund të interpretohen si islamofobi, edhe pse ka skepticizëm për fenë islame.

Tek hulumtimi bëhet e ditur se një pjesë e respondentëve kanë mendim shumë të mirë për islamin dhe tolerancën fetare.

Ka edhe prej tyre që kanë refuzuar të përgjigjen.

“Natyrisht, shumë njerëz e shikojnë Islamin në këtë moment më pak si fe, por mbi të gjitha si një ideologji politike dhe për këtë arsye kjo fe është e përjashtuar nga toleranca fetare”.

Linku i hulumtimit të Bertelsmann Stiftung:

https://www.bertelsmann-stiftung.de/de/themen/aktuelle-meldungen/2019/juli/religioese-toleranz-weit-verbreitet-aber-der-islam-wird-nicht-einbezogen/

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë