Gati 800 kinezë janë evakuuar nga Irani NULL NULL 18.06.2025 12:48 18.06.2025 12:48 Gati 800 shtetas kinezë janë zhvendosur nga Irani në “zona të sigurta” tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës, me më shumë se 1 mijë të tjerë tashmë në procesin e evakuimit. “Deri tani, nën organizimin dhe koordinimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ambasadave dhe konsullatave kineze në Iran, dhe me mbështetje aktive nga vendet fqinje, 791 shtetas kinezë janë transferuar nga Irani në zona të sigurta, me mbi një mijë të tjerë aktualisht në proces evakuimi”, tha zëdhënësi Guo Jiakun. Zëdhënësi tha se vendet fqinje si Azerbajxhani dhe Turkmenistani, po ndihmojnë qytetarët kinezë në pikat kufitare dhe po i ndihmojnë ata të kthehen tranzit në Kinë. “Disa qytetarë kinezë tashmë janë transferuar në mënyrë të sigurt nga Izraeli”, tha gjithashtu zëdhënësi. Në ditën e gjashtë të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, vendet në mbarë botën po këshillojnë urgjentisht shtetasit e tyre në rajon se si të lundrojnë situatën në përshkallëzim. Ndërsa disa kombe po punojnë për të evakuuar qytetarët e tyre, të tjerët po i këshillojnë ata të strehohen në vend, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Paq fat”, Trumpi komenton deklaratën e Khameneit qe tha se “Irani s’do të dorëzohet” 10 minuta më parë