Gastronomia dhe hoteleria paguajnë 117.08 % më shumë tatim NULL NULL 29.03.2023 13:43 29.03.2023 13:43 atk Administrata Tatimore e Kosovës njofton se monitorimi i fokusuar i hotelerisë/gastronomisë dhe funksioneve që lidhen me to, si këngëtarëve, stilistëve etj., ka dhënë rezultatet e veta në trajtimin e sektorëve të lartcekur, të cilët në sistemin e ATK-së kanë paraqitur nivel të konsiderueshëm të riskut. “Thirrjet e shpeshta nga ATK për të përmbushur detyrimet dhe puna në teren, kanë rezultuar që statistikat nga ky sektor të jetë në një nivel të kënaqshëm, duke filluar nga qarkullimi i deklaruar me 24.24% ose 64 milion euro, pagesa 117.08% ose 10 milionë euro dhe numri punëtorëve 14.45% ose 2,820 punëtorë më shumë se viti i kaluar. Pastaj, duke vazhduar me gjetjet nga tereni, si qarkullimi shtesë nga vizitat me dallim enorm prej 321.95% më shumë se vitin e kaluar”, thuhet një njoftimin e ATK-së. Administrata Tatimore e Kosovës shton se vazhdon me kërkesën për tatimpaguesit, që të përmbushin obligimet e tyre tatimore, si një e mirë e gjithëmbarshme. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Kurti ngacmon ish-qeveritë: Po, do t’i përfundojmë punët që i latë keq e në gjysmë 4 orë më parë
Ekonomi Ministri Murati tha se është rritur qarkullimi i bizneseve, ish-ministrja Bajrami i reagon 4 orë më parë