Gasperini i frikësohet largimit të Hojlund - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gasperini i frikësohet largimit të Hojlund

NULL NULL
nga Shpend Spahija 25.04.2023 11:19

Rasmus Hojlund po kalon në formë të shkëlqyeshme këtë sezon me Atalanta, duke regjistruar 7 gola dhe 3 asistime në 27 ndeshje në të gjitha garat.

Për këtë e vlerëson trajneri i tij, Gasperini, i cili njëkohësisht i frikësohet largimit të tij, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

“Nuk kam parë aq shumë sulmues të mirë në moshën 20 vjeçare sikurse Hojlund. Ai mund të zhvillohet edhe më shumë, është shumë i mirë. Klubet e mëdha gjithmonë janë në kërkim të këtyre talentëve. Mund të na ofrohet ndonjë ofertë e madhe që është e pamundshme të refuzohet”, tha Gasperini.

 

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO