GASHI vjen me “Sleeping On My Left” NULL NULL 24.07.2021 11:51 24.07.2021 11:51 Reperi amerikan me prejardhje shqiptare, GASHI, ka publikuar projektin e ri muzikor. Kënga e rep artistit me famë botërore titullohet “Sleeping on my left” dhe është përcjellë edhe me videoklip. GASHI para tri jave ka publikuar këngën “Don’t Pass On Love”, e cila është klikuar gati dy milionë herë. Kujtojmë se GASHI ka bashkëpunuar edhe me artistë kosovarë si me Adelina Ismajlin dhe Ledri Vulën, bashkëpunime këto që kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Më poshtë e gjeni linkun e këngës më të re të GASHI-t, “Sleeping on my left”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.