Gashi: Sigurisht që UÇK ka bërë gabime – i pari dhe kryesori i saj është që ka pranuar ta ketë Thaçin drejtor politik NULL NULL 28.05.2020 11:40 28.05.2020 11:40 Shkëlzen Gashi, ish këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, iu ka kundërpërgjigjur një deklarate të mbrëmshme të Presidentit Hashim Thaçi për të. “Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, mbrëmë në emisionin Debat Plus të TV Dukagjinit deklaroi se «…këshilltari i Kryeministrit të Kosovës e ka quajtur UÇK-në terroriste dhe ushtarët e UÇK-së kriminelë». Nuk kam deklaruar asnjëherë se UÇK-ja ishte terroriste, e as se ushtarët e UÇK-së ishin kriminelë. Përkundrazi. E përsëris deklaratën time: «Pjesëtarë / individë nga radhët e UÇK-së, madje me pozita të larta, sipas raporteve të organizatave prestigjioze ndërkombëtare dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, kanë qenë të përfshirë në krime»”, është shprehur ai përmes Facebook, transmeton Klan Kosova. Gashi në postimin e tij ka thënë se UCK ka bërë gabime dhe ka theksuar, sipas tij, gabimin kryesor të saj. “Natyrisht, lufta e UÇK-së ishte e drejtë, sepse ishte çlirimtare. A ka bërë UÇK-ja gabime? Sigurisht që ka bërë dhe për këto gabime duhet të diskutojmë. Ta zëmë, gabimi i saj i parë dhe kryesor ishte që ka pranuar ta ketë drejtor politik Hashim Thaçin”. https://www.facebook.com/shkelzengashi/posts/10159746829768294 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë