Gashi: Rrogat në Administratën Publike u rritën nga 13 deri në 40 euro (VIDEO) NULL NULL 01.03.2023 23:55 01.03.2023 23:55 Më 28 shkurt punëtorët e shërbimit civil dhe të administratës publike i morën pagat e tyre. Ajo çka zgjoi kërshërinë tek ata ishte ajo se sa do ta kenë pagën bazuar në ligjin e ri. Por, duket se ata të administratës publike nuk janë të kënaqur. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Ali Gashi, tha në Edicionin Special në Klan Kosova se pagat në këtë sektor janë rritur nga 13 euro deri në 40 euro. Gashi tha se me këtë rast ka pasur edhe ulje të pagave në disa pozita profesionale. Sipas tij, kjo është një degradim. “Në bazë të shënimeve që i kemi sot varion nga 13 euro deri në 40 euro. Tek disa pozicione kemi ulje të pagave me theks të veçantë tek stafi profesional siç janë: Inxhinjerët, IT-të dhe stafi që konsiderohet profesional apo profesional 1”, tha Gashi në Klan Kosova. “Jemi të shokuar me pagat që kanë dal në muajin shkurt. Këto paga nuk janë ashtu si është pritur, përkundrazi është një zhgënjim i madh. Këto paga kanë shpërfaqur tendencën për të vazhduar degradimin e shërbimit civil si një prej institucioneve më vitale”, theksoi ai/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Ekonomi Kina godet rrjetin amerikan të Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger, e liston entitet të pasigurt 4 days