Gashi: Prokuroria bëri mirë që thirri në intervistim ministren Haxhiu (VIDEO) NULL NULL 21.11.2023 18:24 21.11.2023 18:24 Tome Gashi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje ka dëshmuar para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin e Astrit Deharit. Ajo pas dhënies së kësaj dëshmie ka mbajtur një konferencë për media, duke thënë se po ta kishte emrin e kryerësve të veprës penale, s’do ta priste ftesën e prokurorit. Lidhur me intervistimin e saj në Info Magazine ka folur avokati i rastit Dehari, Tomë Gashi, i cili ka thënë se nuk është ftuar nga prokurori që të jetë i pranishëm kur është bërë intervistimi i Haxhiut. “Prokuroria ka bërë mirë që zyrtarisht e ka ftuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.Prokurori që e ka parë një status që ka qenë në profilin e Albulena Haxhiut që ka qenë në 7 vjetorin e vrasjes së Astrit Deharit, e ka ftuar para dy jave dhe ajo ka shkuar dje të hetuesit e policisë dhe e ka dhënë dëshminë e saj”. “Dhe ky prokuror prapë nuk ka lejuar prezencën time, unë nuk mund të ju them se çfarë ka deklaruar Albulena Haxhiu aty përveç asaj që i ka bërë publike në konferencën e saj”, ka thënë Gashi./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.