Gashi për vdekjen e ish-gjimnazistes: I gjithë Obiliqi humbi një vajzë shembull NULL NULL 08.08.2022 11:39 08.08.2022 11:39 Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi, i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-gjimnazistes Magbule Gashi, e cila vdiq pas një sëmundje të rëndë. I pari i Obiliqit tha se jo vetëm familja por i gjithë qyteti humbi një vajzë shembull. “Jo vetëm familja por i gjithë qyteti i Obiliqit, humbi një vajzë të re shembull, të mençur, aktive dhe shumë punëtore e cila aktivitetin e saj për rininë e shtriu në organizatat rinore të Obiliqit” – tha Gashi. Klankosova.tv merr vesh se ish-gjimnazistja kishte pësuar sulm në tru. Ajo për disa muaj kishte qëndruar në komë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë