Gashi: Për 25 vjet kemi bërë shumë pak në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë NULL NULL 26.09.2024 18:46 26.09.2024 18:46 Gashi: Për 25 vjet kemi bërë shumë pak në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë Publicisti Shkëlzen Gashi, tash së fundi e ka botuar një libër që tregon për masakrat që kanë ndodhur në Kosovë, gjatë vitit 1998/1999. Ai sot në Klan Kosova dha më shumë detaje rreth këtij libri. Në librin e titulluar “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, flitet për 83 masakra të tmerrshme që ka ndodhur gjatë asaj kohe në vendin tonë. Gashi tha se “çerekshekulli kemi bërë shumë pak për t’i dokumentuar krimet që kanë ndodhur gjatë viteve 1998/99”, njofton Klankosova.tv “Se si i kemi trajtuar viktimat, familjarët e viktimave, të mbijetuarit e këtyre masakrave. Për këto nuk ka pasur dënim. Nga 83 masakra, Tribunali Ndërkombëtar i ka dënuar vetëm për 10 masakra, udhërdhënësit e këtyre krimeve, kurse ekzekutuesit e këtyre krimeve në Beograd janë dënuar vetëm për tri masakra”, tha ai në Klan Kosova./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hovenier për sulmin në Ibër-Lepenc: I mbështesim hetimet, po punojmë me institucionet e Kosovës për t'i gjetur përgjegjësit 57 minuta më parë