Gashi: Në LDK nuk është diskutuar për emra të përveçëm për president

Gashi: Në LDK nuk është diskutuar për emra të përveçëm për president

NULL NULL
2 muaj më parë

Shefi i grupit parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se brenda këtij subjekti politik nuk është diskutuar për emra të përveçëm për president të vendit.

Kështu ka thënë ai pas një mbledhje të strukturave të kësaj partie në selinë qendrore në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

“Kandidatët shpallen në Kuvend me 30 nënshkrime nga ana e deputetëve – ende nuk ka filluar procedura për zgjedhjen e presidentit. Nuk kemi akoma një minimum kritik për të nominuar një president”.

“Në LDK nuk janë diskutuar emra të përveçëm për president. Në LDK diskutohet rreth asaj se vendi nuk ka president dhe se duhet të këtë president”.

“Për këtë duhet të shkojmë në Kuvend me një zgjidhje: Duhet të jenë dy kandidatë dhe duhen 60 nënshkrime për këtë në mënyrë që Kuvendi me votë të fshehtë të vendosë se kush do të jetë president i vendit”.

Gashi ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fitues me kandidat Shpejtim Bulliqin.

“Rezultati i Podujevës është rezultat i një gjendje të së shkuarës në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe rezultat i një situate ku kemi shkëputje prej njërit prej kandidatëve të LDK-së”.

“Ajo çka mund të themi është se kemi një rezultat zgjedhor për të cilin ne do t’i marrim përgjegjësitë tona politike”.

“Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të kalojë me vota të deputetëve të Kuvendit. Ne do të angazhohemi maksimalisht që të kalojë ky projektligj”.

klankosova.tv