Gashi: LDK në pritje të vendimit të plotë të GJK-së, tjerat çështje minutash NULL NULL 01.06.2020 11:05 01.06.2020 11:05 Shefi i grupit parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se janë në pritje të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese. I pyetur nga Klan Kosova se a do të mblidhet sot kryesia e këtij subjekti politik për të vendosur për emrat e ministrave, Gashi ka thënë se pas vendimit të plotë nga ana e Kushtetueses, të gjitha të tjerat janë çështje minutash. “Ne jemi në pritje të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese. Sapo të vijë vendimi, të gjitha tjerat janë çështje minutash që do të konfirmohen”. “Procesi vendimmarrës ka mbetur peng i aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese i cili ende nuk ka arritur në Kuvend”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë