Gashi: Kosova po trajtohet si partner i NATO-s NULL NULL 04.05.2021 18:50 04.05.2021 18:50 Ish Atasheu i Kosovës në SHBA, Xhavit Gashi, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është partner i besueshëm për NATO-n. Ai këtë vlerësim e ka nxjerr pas pjesëmarrës së FSK-së në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 2021” që po mbahet në Shqipëri. “E kemi kaluar testin e besueshmërisë dhe po tregojmë se jemi partner i besueshëm dhe profesional. Llogaritemi si partner edhe pse në aspektin politike ende nuk e kemi nënshkruar partneritetin për paqe”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova. “Po trajtohemi si partner. Jemi pjesëmarrës me të gjitha shtetet e NATO-s. Kjo e lehtëson shumë rrugën drejt NATO-s kur të krijohet atmosfera politike. Jemi partner gjithmonë gjatë takimeve, nuk jemi të fortë, por partnerë të besueshëm dhe këtë e kanë parë. Kosova nuk është shtet i formë por me kapacitetet që ka jemi shtet i besueshëm. Jemi rrit dhe zhvilluar me SHBA dhe NATO. E kemi kaluar testin e besueshmërisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 33 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 40 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day