9:38, 16 Prill 2019

Disa vjet më parë, reperi në ngjitje ishte një pastrues. Tani ai ka miliona dëgjues dhe një marrëveshje me RCA Records, kështu nis shkrimi për Gashin në prestigjiozen The New York Times, transmeton Klan Kosova.

Emri: Labinot Gashi, i njohur si Gashi.

Mosha:29

Vendlindja: Lindur në Tripoli, Libi, Gashi dhe familja e tij jetuan në 24 vende para se të vendoseshin në Brooklyn, kur ai ishte 11 vjeçar.

Jeta tani: Ai kalon kohën e gjerë në Beverly Hills, Kaliforni, dhe në një shtëpi në Kensington të Brooklyn, që ai bleu për prindërit në vitin 2017.

Në kërkim të famës: Gashi është një reper në ngitje i cili ka bashkëpunuar me DJ Snake, French Montana dhe emra të tjerë të njohur në muzikë. Stili i tij (ai ndonjëherë vë një shami të modeluar në kokë) dhe vetëdijesimi, rrjedhin nga edukimi i kësaj bote, transmeton Klan Kosova.

“Është shumë e rrallë për një fëmijë si unë, një refugjat, që të them gjëra të tilla si: “Unë jetoj në L.A. – Unë i vendosa prindërit e mi në një shtëpi të madhe. Babai im ka një makinë”, tha ai. “Kjo nuk ndihet e vërtetë. Kam frikë nëse unë injoroi, do të humbas këtë moment”.

Si djalë i ri në Mynih, Gashi bëri para për familjen e tij duke performuar si Michael Jackson në rrugë. Që nga ajo kohë, ai nuk ka ndaluar të këndojë.

Në vitin 2016, një video e tij duke kërcyer, filmuar nga nëna e tij, shpërtheu në internet duke kapur miliona rrjedha në SoundCloud dhe një marrëveshje me Roc Nation.

Gjatë një takimi me RCA Records, shumë shpejt pas kësaj, ai mbajti një konferencë të mbushur me njerëz. Ata nënshkruan kontrata.

Ai më pas bëri edhe debutimin e tij në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon”, duke kënduar “My Year” me G-Eazy.

“Gjëja që më habiti ishte sa e vogël ishte studioja”, tha Gashi. “Gjithçka në TV duket super e madhe por në realitet është ndryshe”.

Projektet e ardhshme: “Albumi i tij debutues me RCA Records, del këtë vit. “Unë jam trap Phil Collins”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë