Gashi: Arrestimi i Kurtit ishte politik dhe i dirigjuar NULL NULL 13.10.2015 18:24 13.10.2015 18:24 Juristi, Tomë Gashi ka thënë se arrestimi i mbrëmshëm i Albin Kurtit është krejtësisht politik dhe fajtore për këtë nuk është policia, por kryekëput politika qe e instrumentalizon policinë. “Intervistimi i Albin Kurtit nuk mundet të detyrohet”, ka thënë Gashi. “Unë mendoj se kjo është krejtësisht politike, dhe më së paku ka faj policia e Kosovës, por ajo është keqpërdorë nga politika”. “Askush nuk ftohet të intervistohet pas orës 9 të mbrëmjes. Sipas dizpotiva ligjore policia lëndën mund ta dërgojë në prokurori”. “Në mënyrë të shantazhuar, të dirigjuar, të shqetësohet dikush të ndalohet pas orës 21 që nuk lejohet duke e marr parasysh pozicionin politik të tij, vetëm rastet urgjente intervistohen pas kësaj ore”. “Atij i dihet adresa, vendi i punës dhe është person i njohur. Nuk është normale me marr në pyetje dhe të tentohet të arrestohet pas orës 9”. “Ndërsa s’ka obligim me u përgjigj në ftesës për intervistim”, ka shpjeguar Gashi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Prokuroria thotë se trupi i pajetë i gjetur sot në Banjskë ishte i sulmuesit të tretë 52 minuta më parë
Kosova ‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’, për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës 1 orë më parë