Gashi: Arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt sipas Speciales ka të bëjë me tentim të ndikimit në drejtësi

Gashi: Arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt sipas Speciales ka të bëjë me tentim të ndikimit në drejtësi

NULL NULL
1 muaj më parë

Tomë Gashi, avokati i OVL UÇK-së, ka folur pas përfundimit të bastisjes nga Dhomat e Specializuara të Hages dhe EULEX-i në zyret e këtij institucioni, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se pas arrestimit edhe Nasim Haradinaj, nënkryetari i OVL UÇK-së do të dërgohet për në Hagë, si kryetari Hysni Gucati.

“Arrestimi i Gucatit dhe Haradinaj ka të bëjë sipas tyre ka të bëjë me sjelljen e dokumenteve që persona të panjohur për ne i kanë sjell në OVL të UÇK-së dhe që sipas tyre ka tentim të ndikimit në drejtësi”.

“Ne jemi të njoftuar zyrtarisht, unë jam i njoftuar si avokat se janë duke i përgatitur për t’i dërguar në Hagë ajo do të ndodh gjatë natës së sotme”, ka thënë Gashi.