22:27, 27 Mars 2020

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka treguar se në cilat lagje të kryeqytetit janë shfaqur rastet pozitive me Covid-19, njofton Klan Kosova.

Gashi për Klan Kosova tha se deri tani janë 11 persona të prekur me koronavirus në Prishtinë.

“Arsyeja se pse bëjmë të ditura lagjet ku janë shfaqur personat pozitiv me Covid-19 mendoj se është mënyra më e mirë për të  ndihmuar që sa më shumë mos-afërsinë apo mos kontaktin e qytetarëve të tjerë me pacientët që rezultuan pozitiv”.

“Në pesë lagje të qytetit ka pacientë të shtrirë, si Lagja e Spitalit, Lagja e Muhaxherëve, Arbëria, rruga “Haxhi Zeka” dhe një lagje tjetër të cilës tani nuk më kujtohet emri”.

“Për shumicën e rasteve informatat që i kemi marrë deri sot kanë qenë raste kontakti. Ndërsa për rastin e fundit që ka qenë sot nuk kemi informata se a ka qenë rast kontakti apo jo”.

Gashi theksoi se ata kanë marrë masa radikale për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Komuna e Prishtinës që nga fillimi ka marrë masa më radikale mund të jemi kritikuar ndonjëherë , mirëpo mendoj se ato masa që në fillim kanë rezultuar se kanë qenë masat e duhura. Në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare kemi vendosur nga një infermier dhe të gjithë pacientët që kanë pasë ankesa ose kanë qenë të dyshuar për këtë virus  janë orientuar në tendën që është vendosur në qendrën kryesore të mjekësisë familjare”.

“Pos kësaj kemi bërë edhe dezinfektimin e të gjitha qendrave të QKMF, po ashtu kemi dezinfektuar autobusët, rrugët, shkollat, institucionet tjera, hyrjet e banesave. Gjithë këto masa kanë arritur një rezultat mjaft të mirë deri tani. Jemi në një situatë pothuajse stabile”, ka thënë Gashi.

Ai më tej ka thënë se e mbështet propozimin e Krytarit të kësaj Komune Shpend Ahmeti, i cili kishte kërkuar që të ndryshojë orari për lëvizjen e qytetarëve. Sipas Gashit gjatë kësaj kohe ka qarkullim më të madh të qytetarëve se sa gjatë kohës kur nuk ishte vendosur kjo masë nga Qeveria.

Gashi: 11 persona nga pesë lagje të Prishtinës janë të prekur me COVID-19

Gashi: 11 persona nga pesë lagje të Prishtinës janë të prekur me COVID-19

Publiée par Klan Kosova sur Vendredi 27 mars 2020

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë