Gashani: Komisionerja evropiane tha se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim vizash - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gashani: Komisionerja evropiane tha se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim vizash

NULL NULL
21/09/2022

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, është takuar në Bosnje e Hercegovinë me ministra, zëvendësministra e udhëheqës të tjerë të institucioneve shtetërore, por edhe të organizatave joqeveritare të vendeve të Ballkanit, Evropës dhe Turqisë, për të marrë pjesë në Dialogun e Dytë të Sarajevës për Migrim.

Sipas tij, në pamundësi të jenë prezentë fizikisht, me video-lidhje është bashkuar edhe ministri i Brendshëm austriak dhe komisionerja evropiane për punët e brendshme, Ylva Johansson, e cila nuk la pa përmendur se tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e saj, njofton Klan Kosova.

“Në Bosnje e Hercegovinë u takuam me ministra, zëvendësministra e udhëheqës të tjerë të institucioneve shtetërore, por edhe të organizatave joqeveritare të vendeve të Ballkanit, Evropës dhe Turqisë, për të marrë pjesë në Dialogun e Dytë të Sarajevës për Migrim”.

“Biseduam, mes tjerash, edhe për Bashkëpunimin dhe Koordinimin në Menaxhimin e Migrimit, për Drejtimet Strategjike të Kthimit dhe Ripranimit dhe për Luftimin e Trafikimit dhe Kontrabandimit të Njerëzve”.

“Në pamundësi të jenë prezentë fizikisht, me video-lidhje na u bashkuan edhe Ministri i Brendshëm Austriak dhe Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, e cila nuk la pa përmendur se tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e saj”.

klankosova.tv