Garnacho ftohet më në fund nga Argjentina NULL NULL 03.03.2023 15:37 03.03.2023 15:37 Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alejandro Garnacho, është ftuar nga trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, në ndeshjen e radhës. Garnacho ka dy shtetësi, atë të Spanjës dhe Argjentinës, dhe përflitej se ai mund të kalonte te tabori spanjoll, pasi që nuk po ftohej nga Albicelestët. Mirëpo, vazhdimësia e performancave të mira duket se i ka bindur kampionët e botës që ta ftojnë Garnachon. Fituesit e “Katari 2022” do të përballen me Panamanë më 23 mars të këtij viti në një ndeshje miqësore.