Garnacho arrin marrëveshje me Unitedin, për rinovimin e kontratës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Garnacho arrin marrëveshje me Unitedin, për rinovimin e kontratës

NULL NULL
21.02.2023 16:10

Manchester United ka arritur marrëveshje në parim me Alejandro Garnachon, për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028.

ESPN raporton se sulmuesit argjentinas të cilit i skadon kontrata në vitin 2024, do të qëndrojë në “Old Trafford” deri në vitin 2028, transmeton Klankosova.tv.

Moises Llorens zbulon se çështjet teknike në lidhje me të drejtat e imazhit janë ende për t’u finalizuar për të përfunduar kontratën.

Garnacho, i cili do të marrë një kontratë progresive, në aspektin ekonomik, është një nga zbulimet e mëdha të këtij sezoni në Premier League.

Ish-lojtari i Atletico Madridit, i cili ka zgjedhur të luajë për Argjentinën, ka luajtur 25 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola këtë sezon me ekipin e parë të Manchester United.

Daily Mail raporton se si rrethi i Garnacho ashtu edhe Manchester United duan të mbyllin marrëveshjen përpara se sezoni të hyjë në fazën e tij vendimtare.