Garcia i lumtur me kthimin e Dzekos - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Garcia i lumtur me kthimin e Dzekos

NULL NULL
16/10/2015
Menaxheri i skuadrës romake ka falënderuar Bosnjën dhe Hercegovinën pasi asi i skuadrës u kthye i gatshëm për ndeshjet e radhës.

Rudi Garcia s’ka pasur veç fjalë të mira për Bosnjën dhe Hercegovinën ndërsa ka konfirmuar se sulmuesi Edin Dzeko do të kthehet në përballjen e fundjavës ndaj Empolit.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt nuk ka luajtur që nga lëndimi i tij në fitoren 5-1 ndaj Caprit.

29 vjeçari nuk është paraqitur as për kombëtaren në përballjet me Uellsin dhe Qipron, megjithëse është ftuar.

Garcia është shprehur shumë i lumtur që Dzeko nuk është përdorur gjatë ndeshjeve të përfaqësueses dhe është i gatshëm të luaj ndaj Empolit.

“Më duhet të them që Bosnia e menaxhoi mirë”.

“Mund të luante në ndeshjen e dytë, por as kjo nuk ndodhi”.

“Ai nuk ishte i gatshëm që të praqitet dhe kjo nuk ndodhi. Dzeko është duke u rikthyer në gjendje të mirë fizike”.

“Të premten ai është stërvitur me skuadrën”.