Gara për Obiliqin: Kandidati i AAK-së thotë se assesi nuk do bashkëpunojë me kryetarin aktual

Gara për Obiliqin: Kandidati i AAK-së thotë se assesi nuk do bashkëpunojë me kryetarin aktual

NULL NULL
4 weeks më parë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Obiliqit prezantoi planin e tij qeverisës për mandatin katërvjeçar, duke thënë se është i fokusuar të ketë një zhvillim ekonomik dhe politika të detajuara për krijimin e vendeve të reja të punë.

Sa i përketë koalicioneve, ai tha se assesi nuk do të bëjë koalicion me Xhafer Gashin.

“Assesi nuk do të shkojmë në koalicion me Xhafer Gashin, sepse në momentet e fundit ia ka kthy shpinën Aleancës”

Tutje, Krasniqi tha se kanë evidentuar disa pika kryesore për realizimin e projekteve të tyre në interes të qytetarëve, përcjell Klankosova.tv.

“Gjatë inspektimit tonë në terren, duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve kemi evidentuar disa pika kryesore për realizimin e projekteve tona në interes të qytetarëve e të cilat janë: Ujë të pijës, ngrohje qëndrore për të gjithë vendbanimet energji elektrike më e lirë, punësim meritor, Obiliqi pa pluhur”, tha ai.

Ai shpalosi edhe planin e tij për shëndetësinë, duke theksuar numrin e vogël të mjekëve.

“Planin për shëndetësi e kemi bërë së bashku me qytertarët kemi identifiku problemet dhe ato probleme do të mundohemi t’iu ofrojmë zgjidhje. Gjatë ndërrimit të natës emergjenca punon me vetëm një mjek, dhe në rast se ka p.sh ndonjë aksident qytetarët duhet të presin me orë të tëra për të marrë tretman. Pra, të shtohet numri i mjekëve në emergjencë”

Themelimi i një drejtorie e cila ndihmon qytetarët dhe bizneset është në planet e Krasniqit sa i përketë ekonomisë.

“Sa i përketë ekonomisë AAK-ja fillimisht do ta themelojë një drejtori e cila do t’i ndihmojë qytetarët start up për të dalur me kërkesat të cilat janë nga qytetarët. Nga ky ekip të burojnë idetë nga qytetetarët dhe të përkrahen me ligj për partneritet publiko-privat. Komuna ka për obligim të bizneseve të reja t’iu ofrohen ide dhe idetë e tyre të zhvillohen konkretisht në biznes”

“Grante për bizneset, pandemia ka pasur një ndikim jashtëzakonisht të rëndë për ekonominë dhe ne kemi parë që shumica e bizneseve kanë vështirësi dhe në automatikisht do t’i subvencionojnë bizneset si dhe impementimi i ligjit për Obliqin në përpikmëri”

Tutje, Krasniqi foli edhe për ndotjen në Obliqin, ku tha se do të kujdesen që KEK-u të funksionoi brenda standardeve të kërkuara.

“Do të kujdesemi që KEK-u të funksionoi brenda standardeve të kërkuara dhe jo të dal e lëshoi kur të dojë filtrat. Pra, termocentrali për të funksionuar në komunën tonë duhet të mos lëshojë pluhur, përndryshe nuk do të duhej të operoj fare. Synojmë që të kemi zero pluhur në Obiliq, në kuadër të jetesës do të mbjellim edhe pemë, jo siç ka ndodhur deri më tani sa për të dhënë tender, por për të gjelbëruar hapsirat e domosdoshme që shërbejnë për thithjen e pluhurit nga termocentralet dhe minierat”, shtoi Krasniqi.