Gara: Jemi në fazë e zhvarrimit, më pas vjen ekzaminimi mjekoligjor dhe identifikimi përmes ADN-së (VIDEO) NULL NULL 04.10.2023 18:47 04.10.2023 18:47 Gërmimet në fshatin Bishtazhin të Gjakovës kanë rezultuar me gjetje të disa mbetjeve mortore, gjegjësisht eshtra njerëzore të cilat siç njofton Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, sipas antropologut dr. Valon Hyseni – i angazhuar sot në lokacion, janë me interes forenzik dhe potencialisht i përkasin viktimave të luftës së Kosovës. Kushtrim Gara nga ky komision, për emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se lokacioni në fjalë është përdorur në muajt e fundit të luftës, përkatësisht gjatë muajve prill-maj nga forcat serbe policore si lokacion i varrezës së jashtëligjshme primare, duke groposur mbetjet mortore të viktimave të tri masakrave dhe rasteve të rrëmbimit dhe zhdukjes me forcë të banorëve të Gjakovës dhe fshatrave përreth. “Në ditët e fundit të luftës, forcat serbe në përpjekje të fshehjes së gjurmëve të krimit, janë rikthyer në këtë lokacion duke bërë përpjekje që të zhvarrosin mbetjet mortore të viktimave që i kanë groposur në këtë hapësirë gjatë muajve prill dhe maj dhe duke i dërguar në drejtim të panjohur për ne deri në vitin 2001 kur janë hapur varrezat e para masive në territorin e Serbisë dhe është krijuar një lloj lidhshmërie nga lokacioni Bishtazhin me një nga pesë lokacione të varrezave masive në territorin e Serbisë”. Ai shtoi se janë ende në procesin e fazës së zhvarrimit e pastaj në fazën e ekzaminimit mjekoligjor dhe identifikimit përmes ADN-së. “Pas përfundimit të procesit të zhvarrimit, do të vazhdohet më tutje me procedurën e ekzaminimit, në përpjekje për të përcaktuar edhe numrin e individëve ose viktimave të zhvarrosur dhe pastaj me procedurën e analizave të ADN-së te komisioni ndërkombëtar për persona të zhdukur”, deklaroi Gara. Ai shtoi se kjo do të marrë kohë si proces, por e rëndësishme është që dyshimet ose të dhënat që ata i kanë poseduar si institucione të Republikës së Kosovës me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, pas një sërë takimesh që i kanë mbajtur me gjithë aktorët që janë pjesë e këtij procesi, është vendosur që gjatë këtyre dy javëve të jenë të angazhuar në këtë lokacion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 58 minuta më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 1 orë më parë