Gara e pikturës dhe fotografisë “Le të festojmë ngjajshmëritë tona” NULL NULL 21.10.2020 09:14 21.10.2020 09:14 Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianeve”, në kuadër të festivalit po organizon ngjarjen që promovon identitetin dhe kulturën e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, rolin e grave në shoqëri dhe ofrimin e mundësive të barabarta. VoRAE ju fton të merrni pjesë në garën për pikturën dhe fotografinë më të mirë. 30 prej të tyre do të ekspozohen në Galerinë e Arteve në Prishtinë. Për të qenë pjesëmarrës ju duhet: – Të postoni fotografinë tuaj në faqen tuaj personale në Facebook, duke përdorur hashtagun #Letëfestojmëngjajshmëritëtona dhe – Të bëni TAG faqen e “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo” A. TEMA DHE QËLLIMI: Ftesë për pjesëmarrje në konkurs të pikturës/fotografisë me temën: “Le të festojmë ngjajshmëritë tona!” B. AFATI I APLIKIMIT Data e fundit e aplikimit është 5 Nëntor 2020, deri në ora 17:00. C. CEREMONIA E SHPËRNDARJES SË ÇMIMEVE a. Çmimet fituese, punimet e të cilëve do të vlerësohen si të denjëta do të ekspozohen në Galerinë e Arteve në Prishtinë. b. Kandidatët me fotografitë më të mira do të kenë mundësi pjesëmarrjeje në trajnim për FOTOGRAFI! 🔻 Ftesë për pjesëmarrje në konkurs të pikturës/fotografisë 🔻Le të festojmë ngjajshmëritë tona!📌📸🎨Organizata "Zëri i… Publiée par Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo sur Mardi 20 octobre 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 16 orë më parë