Gara e fundit para pushimit veror, Hungaria Grand Prix vjen drejtpërdrejt në Art Motion

Gara e fundit para pushimit veror, Hungaria Grand Prix vjen drejtpërdrejt në Art Motion

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 3 months më parë

Raundi i 11-të në Formula 1 dhe e fundit para pushimit veror do të zhvillohet në pistën Hungaroring.

Në pistën 4.3 kilometërshe, rivaliteti do të jetë më i zjarrtë se kurrë më parë. Pas aksidentit mes Hamilton dhe Verstappen në garën e Silverstone, lufta për vendin e parë ka shkuar në një nivel tjetër dhe Çmimi i Madh i Hungarisë do të jetë shumë interesante dhe dramatike, njofton Klankosova.tv.

Shtatë herë kampioni Hamilton është rekordmen në këtë shteg duke e fituar tetë herë teksa Max Verstappen nuk ka fituar asnjëherë në Hungari dhe do kërkoj të parën për tu shkëputur më shumë në rënditjen e përgjithshme nga britaniku.

Deri më tani, Max Verstappen është lider i kampionatit me 185 pikë. Tetë pikë më pak ka Hamilton me 177 ndërsa Lando Norris është në shkallën më të ultë të podiumit me 113 pikë.

Kualifikimet në Hungaroring startojnë të shtunën prej orës 15:00 ndërsa gara e Çmimit të Madh të Hungarisë fillon të dielën, poashtu në orën 15:00. Ngjarjet transmetohen ekskluzivisht në Art Sport 1.