Gara: Do të vazhdojnë gërmimet në varrezat e Hajvalisë për të zhdukurit gjatë luftës (VIDEO) NULL NULL 22.10.2025 09:47 22.10.2025 09:47 Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka thënë se do të vazhdojnë gërmimet në varrezat e fshatit Hajvali të Prishtinës për trupa të zhdukur gjatë luftës. Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka pohuar se kanë informacione se në atë lokacion janë shtatë trupa të personave të zhdukur. “Ky lokacion do të vazhdojë të jetë pjesë e agjendës, pasi, bazuar në analizën dhe të gjithë informacionet që kemi siguruar nga partnerët ndërkombëtarë, nga komuniteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe nga arkivat e komunitetit ndërkombëtar, ne jemi rikthyer në këtë lokacion për kërkime dhe për gjetjen e shtatë viktimave të luftës”. “Deri më sot është arritur të gjejmë katër viktima, megjithatë do të punojmë më shumë kujdes, sepse po flasim për një hapësirë të varrezave në fshatin Hajvali, pra mundësia e gabimit është gjithmonë shumë e madhe. Prandaj, krahas kësaj pune me profesionalizëm, duhet të ketë kujdes në raste të tilla”, ka thënë Gara. Të hënën, në varrezat e fshatit Hajvali, janë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Sipas njoftimit, gërmimet janë bërë nga njësitet policore të Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, të cilët kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Zbulohen mbetje eshtërore në Hajvali, dyshohet se i përkasin tre të zhdukurve nga lufta