Ganimete Musliu për abstenimin: Dua të besoj se Kosova është shtet demokratik (VIDEO) NULL NULL 22.08.2019 16:12 22.08.2019 16:12 Ish-deputetja Ganimete Musliu ka abstenuar në seancën e sotme për shpërndarjen e Kuvendit. Klan Kosova e ka kontaktuar atë për arsyet e mosbotimit pro për këtë çështje. “Lidhur me këtë çështje komenti im i vetëm është se: Unë dua të besoj qe Kosova është shtet demokratik”, ka thënë ajo. Në seancën për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë ka abstenuar edhe bashkëpartiku i Musliut, Zenun Pajaziti, ndërkaq kundër ka dalë Milaim Zeka. Pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti Thaçi pritet t’i takoj drejtuesit e partive politike për ta caktuar datën e zgjedhjeve. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 45 minuta më parë